Celibashi: Integriteti i votës e diasporës e sigurtë nga momenti kur futet në zarf! Nëse do të ketë evidenca të shitblerjes do të ketë pasoja

7 Mars 2025, 11:26 | Përditesimi: 7 Mars 2025, 11:26

A ka siguri vota e shqiptarit të diasporës?

Ilirjan CelibashiNe sigurojmë që nga momenti që votuesi nga jashtë fut fletën e votimit në zarf e deri në momentin që nis procesi i numërimit integriteti I votës është I sigurtë 100%.

Se çfarë do të bëjë votuesi me fletën e votimit në shtëpinë e vet askush nuk mund ta thotë. Nëse do të ketë evidenca që vota në një rast të caktuar është pasojë e shitblerjes, intimidimit apo demonstrimit nga dikush të votës në mënyrë publike se për kë ka votuar do të ketë pasoja dhe të karakterit penal. Nuk është kërcënim por është ajo çfarë parashikon ligji.
Ka pak vend për të pasur frikë për integritetin e votës nga jashtë.

I.M/Shqiptarja.com