Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ

11 Janar, 15:46

Ilirjan Celibashi kërkon mirëkuptimin e partive për të ndryshuar në Kuvend Kodin Zgjedhor. Kjo do të lejonte që shteti të paguante të gjitha kostot e postës për zarfet me votat e diasporës, si dhe do të prodhohej më shpejt fleta e votimit për emigrantët, nëse afatet për regjistrimin e kandidatëve afrohen me 10 ditë.