Ceremonia për 180 ekselentët në kryeministri, Manastirliu: Ju flas edhe si nënë, kam vajzën në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin

24 Dhjetor, 13:07

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në ceremoninë e ndarjes së medaljeve për 180 nxënës ekselentë, tha se në sallë është edhe e bija e saj të cilës nuk ia përmendi emrin. 

'Nuk flas vetëm si ministre por edhe si nënë që vajzën e vet e ka në sallë, por më ka kërkuar të mos i thërras emrin. Për ne prindërit është emocion i jashtëzakonshëm. Premtojmë se vitin e ardhshëm do kemi hapësirë më të madhe që të jenë dhe prindërit tuaj që t’ju gëzojnë në këtë moment të rëndësishëm të jetës tuaj.

Duke i ndjerë përpjekjet tuaja edhe si ministre, më kujtohet një shprehje e presidentit Rusvelt, e vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vetë frika. Ju e keni thyer frikën dhe jeni këtu për të na treguar se me kurajo dhe punë çdo gjë bëhet e mundur. Kini guxim të ëndërroni dhe të punoni fort dhe të keni plan si ti arrini ato. Rruga e dijes kërkon përpjekje dhe sot jeni student.'

    No videos found.