Çështja Balluku, SPAK: Masa është për individin, jo funksionin

22 Janar, 14:01 | Përditesimi: 22 Janar, 14:01

SPAK thotë para Gjykatës Kushtetuese se masa e pezullimit e kërkuar për Ballukun është parë si proporcionale për të vijuar hetimin. Masa e kërkuar, thotë SPAK, është për individin dhe jo funksionin ndaj ka prekur edhe rolin si zv/kryeministre, edhe si ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës që mbahen nga Balluku.

A.A/Shqiptarja.com