Çështja 'Beleri' Rama paralajmëron zgjedhje të reja në Himarë: Jorgo Goro nuk mund të qëndrojë më në detyrë! Mosdhënia e lejes për betim, vendim korrekt ligjor i GJKKO-së

21 Dhjetor 2023, 19:09

Masa arrest me burg ndaj Fredi Belerit është e papajtueshme me detyrën e kryetarit të bashkisë. Ky vendim i gjykatës së posaçme cilësohet korrekt nga kryeministri Edi Rama i cili në reagimin e tij kërkon që Beleri të përballet me drejtësinë i pa veshur me pushtet. Nëse merr pafajësi ai mund të bëjë betimin. Nga ana tjetër kryeministri paralajmëron largimin e Jorgo Goros nga drejtimi i bashkisë Himarë duke e zëvendësuar sipas praktikave të BE

      No videos found.