Çështja çame, Veliu në “5 Pyetjet”: Shteti shqiptar ka zgjedhur rrugën e heshtjes

26 Qershor 2023, 23:09

Qershori është muaji i Çamërisë pasi 27 Qershori ’44 është dita e Gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë.

Në emisionin “5 Pyetjet” në Report Tv nga Ilir Babaramo ishte i ftuar kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu, i cili u shpreh se shteti shqiptar ka zgjedhur rrugën e heshtjes sa i përket kësaj çështjeje.