Çfarë ndryshon në PD pas kongresit/ Fati i teatrit

20 Korrik 2021, 06:46 | Përditesimi i fundit: 2021-07-20 04:47:11

Kuvendi Kombëtar i PD duhet të shërbente në radhë të parë për të thënë të vërteta. Për ish-kreun të Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, asgjë nuk ndodhi në këtë Kuvend përveçse u mor në mbrojtje Lulzim Basha dhe paaftësia e tij. Sipas tij një nga të vërtetat e mëdha është se si në këtë situatë PD nuk ka qenë kurrë.

Regjisori Edmond Budina, thotë se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar , kërkohet që të rindërtohet ashtu siç ishte më parë në të njëjtin vend. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, përfaqësuesi i Aleancës për Teatrin, tha se Gjykata Kushtetuese, vendosi që prona të kalojë tek Ministria e Kulturës, ashtu siç ishte më parë. Nëse ka drejtësi thotë Budina, Teatri duhet të rindërtohet aty ku ishte, dhe ato që e kanë prishur duhet ta ndërtojnë me shpenzimet e tyre