Topalli te '5 pyetje': S'kam ambicie të marrë drejtimin e PD! E hapur të jem pjesë e grupit të negocimit për ringritjen e partisë! Rikthimi i shpresës së demokratëve s'vjen vetëm me 'Foltoren'

6 Dhjetor 2021, 22:27 | Përditesimi i fundit: 2021-12-06 22:50:58

TIRANË- Ish-kryetarja e Kuvendit, një nga kritiket më të mëdha të Lulzim Bashës, Jozefina Topalli është shprehur se besimi te demokratët është zbehur dhe kjo nuk mund të vijë vetëm me një 'Foltore' nga Sali Berisha, por është skeptike se këtë gjë mund ta bëjë as Lulzim Basha. Këtë të fundit e quan një tradhtar të kauzave të opozitës, ku në studion e 'Report Tv' në emisionin '5 pyetje nga Babaramo', Topalli listoi edhe një listë të atyre që Basha ka deklaruar ndryshe dhe vepronte ndryshe.