Çfare pritet nga opozita, të ftuar Grida Duma dhe Petrit Vasili

10 Shtator 2019, 12:02

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është e ftuara e parë e emisionit "5 pyetje nga Babaramo" në sezonin e ri. Në kundërpërgjigje të asaj që deklaroi presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor, Duma tha se dhunën në protestat e opozitës nuk e ndali dekreti i tij me shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ajo ka hedhur poshtë një skenar që parashikonte djegien e Kuvendit nga opozita apo protestuesit që kishin dalë në mbështetje të tyre, por theksoi se shqetësimi i saj ishin "personat e infiltruar", pa përmendur ngjyrimin politik që mund t'i përkisnin. Në studion e Report Tv, ish-deputetja e PD-së tha se opozita do të vijojë me protesta, si një detyrim dhe domosdoshmëri, edhe pse sipas saj është e pamjaftueshme, për të realizuar qëllimin kryesor...rrëzimin e qeverisë Rama.