Më 1 maj të vitit 1997-të në shtypin e shkruar pasqyrohej gjerësisht një masakër e vërtetë e rregjistruar në Burrel. Nga shpërthimi në një tunel ushtarak humbën jetën 22 persona të fshatit Qafë Shtamë mes tyre gra dhe fëmijë. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan : “ Masakër në tunelin ushtarak” . Ngjarja e rëndë pasqyrohej po ashtu si zhvillim kryesor edhe në Koha Jonë ku shkruhej : “ Minat marrin 22 jetë”. Edhe RD botimi i Partisë Demokratike shkruante për këtë ngjarje të rëndë ndërsa në ZP nuk thuhej asnjë fjalë.
Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.




















