Çfarë shkruanin gazetat më 1 prill 1992/ PD fitoi zgjedhjet e 22 marsit me 90 vende në Parlament, ndër 38 deputetët socialist në Kuvend edhe Agolli, Zeqo, Dokle e Majko

1 Prill, 09:37 | Përditesimi: 1 Prill, 12:23

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në shtypin e shkruar të datës 1 prill 1992 në botimet politike RD dhe ZP pasqyroheshin rezultatet e zgjedhjeve të marsit të atij viti që u zhvilluan në dy raunde. RD( Rilindja Demokratike) botimi i Partisë Demokratike i bënte jehonë fitores historike në zgjedhje. RD shkruan : “PD fiton 90 vende në Parlament me zgjedhje direkte nga populli”. Ndërsa në ZP(Zërin e Popullit) botimin e Partisë Socialiste pasqyrohej lista e plotë e 38 deputetëvë që do të përfaqësonin PS-në në Kuvend ku mes tyre ishin emra si Dritëro Agolli, Namik Dokle ,Moikom Zeqo , Luan Hajdaraga dhe të tjera personalitete.

A.A/Shqiptarja.com