Çfarë shkruanin gazetat më 1 qershor 1996/ Pas masakrës zgjedhore të 26 majit dhe dhunës së urdhëruar nga Berisha opozita ngujohet në grevë urie

1 Qershor, 10:01 | Përditesimi: 1 Qershor, 16:54

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

 

Pas masakrës zgjedhore të 26 majit 1996 dhe dhunës së urdhëruar nga Presidenti Berisha në protestën e opozitës më 28 maj merret një vendim ekstrem. Partitë opozitare futen në grevë urie duke kërkuar zgjedhje të reja dhe janë futur në ngujim 150 kandidatë të opozitës. Gazeta Shqiptare si zhvillim kryesor pasqyron: “ Opozita e ngujuar në grevë urie”. Të njëjtin zhvillim pasqyron si titull kryesor edhe Koha Jonë që shkruan : “ Opozita në grevë urie”. Po ashtu pasqyrohen edhe reagimet dhe shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar për atë që ndodhi dhe pasoi 26 majin.

I.M/Shqiptarja.com