Çfarë shkruanin gazetat më 1 tetor 1998/ Majko ngec në start,Gjinushi bllokon qeverinë e re:Apostoli ministër ose ikim nga koalicioni

1 Tetor, 09:32 | Përditesimi: 1 Tetor, 13:30

Në shtypin e shkruar të 1 tetorit 1998-të fokusi kryesor ishte tek formimi i qeverisë së re të Pandeli Majkos. Nano dha dorëheqjen dhe Majko u dekretua kryeministër mirëpo qeveria e tij po ngecte që në start. Anëtarët e koalicionit po bllokonin krijimin e qeverisë së re. Skënder Gjunishi i PSD-së donte me patjetër Gaqo Apostolin ministër dhe kërcënonte me largim nga koalicioni. Në Gazetën Koha Jonë titulli kryesor ishte ky: “ Bllokohet qeveria e re” ndërsa Gazeta Shqiptare shkruante: “ Dhe Majko në krizë: Rrezikohet qeveria” ndërsa në ZP ishte një titull ironik : “Presim Apostolin”. 
 

E.H/Shqiptarja.com