Çfarë shkruanin gazetat më 10 prill 1993/ Me vendim të qeverisë së djathtë Meksi nis kursi i “Plepave”, për 3 dhe 6 muaj bëhesh prokuror e gjyqtar

10 Prill, 09:55 | Përditesimi: 10 Prill, 11:25

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në gazetën ZP(Zëri i Popullit) botim i Partisë Socialiste në numrin e datës 10 prill 1993 ngrihej një alarm për drejtësinë. Në atë numër zbulohej se me një vendim të qeverisë Meksi kishte nisur ai që më pas u quajt si kursi i “Plepave”. Me 3 dhe 6 muaj kurs bëheshe pjesë e sistemit të drejtësisë e deri tek prokuror dhe gjyqtar. Në ZP shkruhej : “ Përgatitja e “besnikëve të partisë” me kurse 3 mujore tregon se sa në rrezik janë të drejtat e njeriut në Shqipëri”.

I.M/Shqiptarja.com