Çfarë shkruanin gazetat më 11 korrik 1997/ Pas fitores së thellë të PS, Nano bënte gati qeverinë e re por perëndimi votonte për Finon si Kryeministër

11 Korrik, 09:48 | Përditesimi: 11 Korrik, 13:11

Pasi PS fitoi thellë zgjedhjet e parakohshme të vitit 1997-të lideri i kësaj force politike po bënte gati qeverinë e re. Mirëpo në shtypin e shkruar të datës 11 korrik 1997-të  flitej për një betejë Nano-Fino për postin e kryeministrit. Koha Jonë zbulon tentativat e ambasadave të huaja në Tiranë për zëvendësimin e Nanos me Finon në krye të këshillit të ministrave dhe shkruan : “ Qeveria: Perëndimi voton Finon”. Ndërsa në Gazetën Shqiptare si zhvillim kryesor ishte një intervistë me Rexhep Mejdaninq ë ishte projektuar si President i vendit. 
 

E.H/Shqiptarja.com