Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në Gazetën Shqiptare të datës 11 maj 1997-të publikohej intervista me ish-kryeministrin Aleksandër Meksi. Ai rrëfen të pathenat e firmave piramidale dhe komenton dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Zhulali:. Në faqen e parë shkruhej : “Unë doja ta hiqja Zhulalin”. Në Koha Jonë pasqyrohej një reagim i Safet Zhulalit për të cilin ishte hapur një dosje hetimore për shitje armësh dhe fishekësh. Titulli kryesor ishte : Zhulali: Shita armë për 5 vjet”.




















