Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Më 22 mars të vitit 1992 zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare që do të ishin të parat që fitoi Partia Demokratike në Shqipëri. Në shtypin e shkruar të asaj periudhë kryesisht botime të partive politike fokusi ishte pikërisht aty. Më 11 mars të vitit 1992 pra 11 ditë përpara zgjedhjeve gazeta Rilindja Demokratike(RD) publikonte në faqen e parë emrat e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike në opozitë. Nëse i hedh një sy listës së kandidatëve të bien në sy personazhe të profilit të Robert Ndrenikës , Pjetër Arbnorit, Teodor Kekos por edhe emra si ai i Bashkim Gazidedes e Azem Hajdarit edhe vetë Sali Berisha që ishte kryetar i PD-së. Në krahun tjetër në gazetën Zëri i Popullit(ZP) që ishte botim i Partisë Socialiste në pushtet kishte denoncime për “terror elektoral” apo edhe lajmi kryesor “ Sali Berisha mbyll Universitetet”





















