Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 12 maj 1996-të disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 26 majit në Kohë Jonë botohej një intervistë me Gramoz Pashkon. Një nga themeluesit e PD-së zbulonte arsyet e rikthimit dhe linjën e fortë që kishte në plan për të rrëzuar Berishën që në atë kohë ishte President dhe drejtuesi i vërtetë i PD-së. Në Koha Jonë shkruhej : “ Pashko: Ka ardhur dita të rrëzojmë Berishën” . Ndërsa në RD pasqyroheshin premtimet dhe takimet elektorale të drejtuesve të Partisë Demokratike.




















