Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Gazeta Shqiptare në numrin e datës 12 mars 1996-të pra të 30 viteve më pare sjell një intervistë me Lekën e I djalin e Mbretit Zog i cili thekson se kthehet në Shqipëri nëse bëhet referendum duke theksuar ndër të tjera se “Shqipërisë i duhet Monarkia sepse është një formë që s’merret drejtëpërdrejt me politikën”. Gazeta Koha Jonë një tjetër e përditshme e pavarur si zhvillim kryesor në numrin e datës 12 mars të 30 viteve më parë shkruan “120 gazetarë protestojnë, lironi Ylli Polovinën”. Gazetari akuzohej se me shkrimin e tij kishte nxitur akte terroriste. Ndërsa botimet politike RD dhe ZP ishin të fokusuara tek zgjedhjet e ardhshme ato të 26 majit. RD(Rilindja Demokratike) botim i PD-së parti në pushtet pasqyronte fjalën e Presidentit Berisha mbajtur me aktivin e PD-së në Tepelenë. Ndërsa botimi i Partisë Socialiste ZP(Zëri i Popullit) pasqyronte një intervistë me zëvendëskryetarin e partisë Servet Pëllumbi i cili theksonte :” Ne vështrojmë tek e ardhmja,Berisha ka mbetur tek e shkuara”.





















