Çfarë shkruanin gazetat më 12 shtator 1997/Ishte nisur për në Indi për ceremoninë e varrimit të Nënë Terezës, Berishën e zbresin nga avioni në Romë

12 Shtator, 09:52 | Përditesimi: 12 Shtator, 09:52

Në shtypin e shkruar të datës 12 shtator 1997-të pasqyrohej gjerësisht një “aventurë” e ish-kreut të shtetit Sali Berisha. Ky i fundit ishte nisur për në Kalkuta të Indisë ku do të merrtje pjesë në ceremoninë e varrimit të Nënë Terezës por në Romë e kanë bllokuar dhe e kanë zbritur nga një avion italian. Avioni ishte kthyer nga një fluturim tregtar në shtetëror dhe Berisha tashmë ishte qytetar i thjeshtë. Gazeta Shqiptare shkruante: “Berishën e ndalojnë në aeroport” ndërsa titulli kryesor në Koha Jonë ishte: “ Karabinierët:Berisha zbrit nga avioni”. 
 

E.H/Shqiptarja.com