Çfarë shkruanin gazetat më 13 korrik 1996/ Qeveria “Meksi 2” betohet para Presidentit, Berisha bën ironi ndërsa PS kërkon zgjedhje të reja

13 Korrik, 10:23 | Përditesimi: 13 Korrik, 11:06

Në shtypin e shkruar të datës 13 korrik 1996 pasqyroheshin zhvillimet politike si lajme kryesore. Qeveria e re “Meksi 2” bëri betimin para Presidentit Berisha. Ky i fundit bëri ironi me socialistët ndërsa këta të fundit kërkonin zgjedhje të reja pasi nuk njihnin votimet e 26 majit që e kishin cilësuar masakër zgjedhore. Në RD shkruhej : “ Qeveria e re bën betimin para Presidentit të Republikës “ ndërsa në ZP : “ Zgjedhjet e reja-kryefjala për kapërcimin e krizës politike”.

E.H/Shqiptarja.com