Çfarë shkruanin gazetat më 13 maj 1997/ Ndërkombëtarët duan largimin e Presidentit Berisha ndërsa ai synon fitore të thellë ndaj PS në zgjedhje

13 Maj, 09:48 | Përditesimi: 13 Maj, 12:27

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Më 13 maj të vitit 1997-të në shtypin e shkruar pasqyroheshin zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në Zërin e Popullit gazetën e Partisë Socialiste shkruhej : “ Bota: Berisha largohu”. Ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike në gjithë faqen e parë botohej konferenca për shtyp e Presidentit Berisha dhe shkruhej : “ PD do të fitojë me diferencë shumë të lartë nga PS”. Edhe në gazetën e pavarur Koha Jonë lëvizjet politike pasqyroheshin në faqe të parë dhe në kryeartikull shkruhej: “ PS: Në zgjedhje me Cekën e Gjinushin”.

A.M/Shqiptarja.com