Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Si sot 30 vite me parë më 13 mars të vitit 1996-të në shtypin e ditës pasqyroheshin zhvillime dhe ngjarje të ndryshme më së shumti të fokusuara tek aktualiteti. Botimet politike e kishin vëmendjen edhe nga zgjedhjet e pas dy muajve ato të 26 majit. ZP(Zëri i Popullit) botim i Partisë Socialiste shkruante “ Midis Fatos Nanos dhe Berishës është Bota Demokratike” duke iu referuar reagimeve mbështetesë që vinin për liderin e PS Nano nga ndërkombëtaret megjithëse ai ishte ende në burg. Ndërsa RD(Rilindja Demokratike) kundërpërgjigjej me shkrimin “ Enverizmi përfaqësohet në kreun e PS-së”. Gazeta Shqiptare një gazetë e pavarur pasqyronte dokumente të ish-arkivit të PPSH ku Enver Hoxha deklaronte se do bashkohemi me Jugosllavinë e deri tek apeli i mjekëve se po dhunohen e kërcënohen. Ndërsa titulli kryesor i gazetës Koha Jonë ishte ky: “ Godo i thotë JO Kalakullës”.




















