Çfarë shkruanin gazetat më 13 prill 1996/ Spiunë e ish-ministra të diktaturës, Komisioni i Verifikimit skualifikon 35 kandidatë të PS për zgjedhjet e 26 majit

13 Prill, 09:24 | Përditesimi: 13 Prill, 09:58

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Në shtypin e shkruar të 13 prillit në vitit 1996-të pasqyrohej gjerësisht lajmi që Komisioni i  Verifikimit të Figurave kishte skualifikuar 35 kandidatë të PS për të garuar në zgjedhjet e 26 majit. Të skualifikuar ishin edhe figura kryesore të opozitës me argumentin e spiunit , të ish-ministrit të diktaturës apo edhe të ish-anëtarit të Komitetit Qëndror. Koha Jonë shkruante : “Bombë në selinë e PS, digjen 35 kandidatë”. Këtij zhvillimi më shumë i gëzohej PD dhe në botim e saj në Rilindjen Demokratike shkruhej : “ Spiunët damkosin veten”.

A.M/Shqiptarja.com