Çfarë shkruanin gazetat më 15 prill 1997/ Kryeministri italian Prodi vizitë historike në Vlorë, Zani Caushi me kallash në dorë ishte truproja e tij

15 Prill, 09:56 | Përditesimi: 15 Prill, 12:03

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Më 15 prill të vitit 1997-të në shtypin e ditës pasqyrohej vizita e Kryeministrit italian Romano Prodi në Vlorë. Në një situatë të tensionuar dhe kaotike Prodi vendos të vijë në Vlorë ku pritet nga mijëra njerëz që i shprehin mesazhe paqeje dhe mirëkuptimi edhe për ndihmën e Italisë për të kaluar ngjarjet e tmerrshme të marsit të 97-tës. Fakt interesant ishte se siguria e tij fizike iu besua Zani Caushit drejtuesit të bandës së Çoles. Zëri i Popullit shkruante : “ Vlora nderon Shqipërinë”.

A.M/Shqiptarja.com