Çfarë shkruanin gazetat më 16 maj 1997/ PD shqyrton projektin Fino për ligjin elektoral, kërcënon i dërguari i OSBE: Ju braktisim nëse s’bini dakord

16 Maj, 09:44 | Përditesimi: 16 Maj, 09:50

 

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo. Në mesin e majit të vitit 1997-të palët politike po bënin një luftë të madhe për ligjin elektoral dhe datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Në shtypin e shkruar të datës 16 maj pasqyroheshin disa zhvillime që tregonin se mes partive mund të kishte kompromis për ligjin elektoral. Kjo për faktin se PD kishte pranuar të shqyrtonte projektin e kryeministrit Fino ndërsa në Tiranë ndodhej edhe i dërguari i OSBE-së Franc Vranicki. Koha Jonë shkruante : “ KOMPROMIS! Shqyrtohet projekti Fino” Ndërsa në Gazeta Shqiptare titulli kryesor ishte ky : “ PD tërhiqet, pranon Finon”.

I.M/Shqiptarja.com