Kompania “Shqiponja” një firmë tregtare import-eksporti ku Partia Demokratike kishte 100 përqind të aksioneve veproi pas vitit 1990-të. President i saj ishte Tritan Shehu dhe administrator Genc Pollo elementë që vërtetonin se kjo firmë ishte krijuar nga PD dhe nga Sali Berisha. Akuza të ashpra që ka marrë Sali Berisha edhe vitet e fundit edhe nga kundërshtarët politikë ka qënë se sipas tyre duke përdorur firmën “Shqiponja” Berisha theu embargo e OKB-së dhe furnizoi me karburant makineritë e luftës së regjimit të Millosheviç-it në ish-Jugosllavi. Në 16 nëntor të vitit 1995 në shtypin e shkruar pasqyrohej një zhvillim se kjo shoqëri tregtare do të mbyllej dhe kërkesën për çrregjistrim e bënte Tritan Shehu president i saj. Gazeta Koha Jonë shkruan : “ Shqiponja” e PD ndal fluturimin ndërsa në ZP titulli kreysor ishte ky: “ Shqiponja e PD-së do të mbyllet”.



















