Çfarë shkruanin gazetat më 17 prill 1992/ Formohet qeveria Meksi, Kopliku tek Rendi, Tritan Shehu ministër Shëndetësie e Zhulali tek Mbrojtja

17 Prill, 09:35 | Përditesimi: 17 Prill, 16:07

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Më 17 prill 1992 në shtypin e shkruar në gazetën Koha Jonë pasqyrohej e plotë përbërja e qeverisë Meksi. Me 18 anëtarë qeveria e drejtuar nga Aleksandër Meksi u formula pasi PD fitoi zgjedhjet e 22 marsit. Qeveria kishte dy zv.kryeministra që mbanin edhe postet e ministrave të Bujqësisë dhe Rendit ndërsa emra të spikatur në kabinet ishin edhe Tritan Shehu, Safet Zhulali e Dashamir Shehi.

A.M/Shqiptarja.com