Çfarë shkruanin gazetat më 18 korrik 1998/ Shqipëria pa forca speciale,RENEA në grevë akuzon:Qeveria në tradhëtoi, s’mban premtimet

18 Korrik, 09:46 | Përditesimi: 18 Korrik, 09:46

Forcat speciale të Shqipërisë RENEA ishin futur në grevë urie pasi akuzonin qeverinë se nuk mbante premtimet dhe se po i tradhëtonte .Specialët kishin hartuar një raport që donin të lexohej në Parlament ku shprehnin disa pakënaqësi. Gazeta Shqiptare shkruan në faqen e pare të dates 18 korrik 1998 : “ Ne vritemi, qeveria na tradhëton “ . Ndërsa në Koha Jonë shkrimi për këtë zhvillim ishte ky : Greva e specialëve: Fino na gënjeu.

E.H/Shqiptarja.com