Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 18 maj të vitit 1997-të vijonin të pasqyroheshin përplasjet mes forcave politike e jo vetëm për zgjedhjet, ligjin elektoral dhe datën e mbajtjes së tyre. Por në Gazetën Shqiptare pasqyrohej edhe një zhvillim ekskluziv mbi një sulm të armatosur që i ishte bërë Presidentit Berisha dhe shkruhej: Rrëfimi i besnikut të gardës, si i shpëtoi atentatit Berisha”. Ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky : “ Zgjedhjet, shtyhet katastrofa”. Ndërkaq në botimet politike RD dhe ZP merrnin jetë qëndrimet kryesoire të partive politike.




















