Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 18 prill 1993 në botimet politike RD dhe ZP pasqyrohej gjerësisht miratimi i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve. Ligj i miratuar nga qeveria e djathtë dhe i dekretuar menjëherë nga Presidenti Berisha . Socialistët në opozitë e kundërshtonin ashpër këtë ligj dhe në Zërin e Popullit shkruhej : “ Presidenti Berisha nuk priti as të thahej boja por e firmosi menjëherë ligjin për kthimin e ish-pronave”. Ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike mbrohej miratimi i ligjit dhe akuzohej PS që e kundërshtonte .




















