Çfarë shkruanin gazetat më 19 maj 1994/ Nano në pritje të gjyqit në Apel takon familjen në qeli, PS akuzon se mbahet në burg si kundërshtar politik

19 Maj, 09:44 | Përditesimi: 19 Maj, 10:41

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në shtypin e ditës më 19 maj 1994 në fokus ishte Fatos Nano lideri i burgosur i Partisë Socialiste. PS akuzonte se Nano ishte në burg prej gati një viti vetëm si kundërshtar politik ndërsa në Koha Jonë shkruhet : “ Nano takohet me familjen katër ditë përpara gjyqit”. Në Gazetën Shqiptare trajtohet një tjetër argument që ka të bëjë me trashëgiminë dhe veprat e artit dhe shkruhet : “ Zbulohen trafikantë arti, Në Greqi 25 objekte antike shqiptare”.

I.M/Shqiptarja.com