Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 2 maj 1997-të pasqyrohej një rrëfim i ish-kreut të Bankës së Shqipërisë Kristaq Luniku i cili flet për prapaskenat e firmave piramidale që kishin sjellë kaos dhe viktima në vend. Luniku zbulon se kishte vënë në dijeni qeverinë për rrezikun e fajdeve dhe se Presidenti Berisha e kishte izoluar. Gazeta Shqiptare shkruan në faqen e parë: “Luniku: Më kërcënuan me vdekje”. Koha Jonë shkruante : “Fino thirret në SHBA” duke iu referuar një vizite që kryeministri i qeverisë së Pajtimit Kombëtar do të zhvillonte në Uashington. Në RD dhe ZP pasqyroheshin edhe të tjera detaje nga masakra në Burrel me 22 të vdekur pas shpërhimit të ndodhur në një tunel ushtarak.



















