Në shtypin e shkruar të datës 2 tetor 1998-të sërish vëmendjen kryesore e merr formimi i qeverisë Majko. Kishte një duel Majko-Gjinushi për ministrinë e Punëve Publike ku Majko i dekretuar si kryeministër duket sikur kishte arritur një marrëveshje që ta drejtonte PS ndërkaq pjesë e kabinetit ishte edhe Edi Rama si Ministër Kulture. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan : “ Majko i rrëmben tenderat Gjinushit” duke botuar edhe emrat që do përbënin kabintetin e ri ndërsa në Koha Jonë shkruhej: “ Qeveri pazaresh dhe e paaftë” duke publikuar një foto të Pandeli Majkos dhe përbërjen e mundshme të qeverisë.




















