Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 20 maj 1997-të vëmendja e madhe ishte tek tryeza e partive politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme që sërish nuk kishte sjellë kompromis. Po ashtu pasqyroheshin edhe disa ngjarje të rënda që kishin ndodhur në jug të vendit e që kishin sjellë 6 të vdekur. Gazeta Shqiptare shkruan : “ Partitë në tryezë, Ferr në jug” ndërsa në Koha Jonë shkruhej : “ KE: Kompromis politik ose uri”.




















