Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo. Në shtypin e shkruar të datës 20 prill 1996-të pasqyrohet një ngjarje e pazakonte e rregjistruar në Tiranë. Një i ri me bombë në dorë shfaqet para Presidencës dhe kërkon të takojë Sali Berishën. 25 vjeçari kërcënon se do e shpërthejë bombën nëse Presidenti Berisha nuk e takon në një moment ku kreu i shtetit ishte në takim me homologun italian Scalfaro. Gazeta Shqiptare shkruan : “ Me bombë për të takuar Berishën”. Ndërsa në RD botimin e Partisë Demokratike që ishte partia në pushtet vëmendje merr vizita e presidentit italian në Tiranë dhe kryeartikulli ishte ky : “ Skalfaro e siguron Berishën: Italia është në krahun tuaj”



















