Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 21 maj 1997-të çështja e zgjedhjeve dhe ultimatumet e ndërkombëtarëve zinin hapësirën kryesore. Nga ana tjetër Presidenti Berisha kishte filluar të zbriste në terren dhe të takonte qytetarë e votues në emër të PD-së. Në Koha Jonë shkruhej : Plumba e gurë makinave të Berishës rrugës për në Fier” duke përcjellë edhe vizitën e kreut të shtetit në këtë qytet. Në Gazetën Shqiptare kryeartikulli ishte ky : “Skadon ultimatumi Vranicki” dhe përmendej fakti që kryeministri Fino kërkonte praninë e ndërkombëtareve në Tiranë. Në RD titulli kryesor ishte : “ Demokratët në fushatë, të majtën fshihen në seli” ndërsa në ZP i kushtohej vëmendje presionit ndërkombëtar për zgjedhjet dhe titulli kryersor ishte : Berisha, ule kokën”.




















