Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
ë numrin e datës 21 prill 1996 Gazeta Shqiptare sjell detaje për të riun që me bombë në dorë kërkoi takim me Presidentin Berisha dhe kërcënonte se do ta shpërthente. Gazeta Shqiptare më 21 prill festonte 3 vjetorin e daljes në botim dhe shkruante: “ Ja kush është njeriu bombë” dhe më pas pasqyronte bisedën me familjarët e tij që zbulonin si kishte qënë emigrant në Greqi dhe që donte të merrte një kredi. Në gazetat e tjera fokusi ishte tek zgjedhjet e 26 majit të 96-tës dhe Koha Jonë shkruante : “ Rexhina Nano në listë, Bashkim Zeneli jashtë” . Në ZP bëhej me dije se Partia Socialiste kishte përcaktuar kandidatët ndërsa në RD hapësira kryesore i dedikohej vendimit të Presidentit Berisha që shpalli “ Nderi i Kombit” tre personalitete si Kadare, Sabato dhe Kodra.



















