Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo
. Në numrin e parë të botimit të Gazeta Shqiptare më 22 prill të vitit 1993 pasqyrohej si zhvillim kryesor apli i familjarëve të 7 të rinjve nga një fshat i Fierit që rezultonin të zhdukur prej 17 mujash pasi ishin nisur drejt Italisë. Në Gazeta Shqiptarë shkruhej : “ Cili është fat ii bijve tanë? . Gazeta Shqiptare më pas do të ishte një zë i fuqishëm në median e shkruar për vite me radhë. Ndërsa në botimet politike RD dhe ZP më së shumti ishin qëndrimet e partive politike në një periudhë kur Partia Demokratike ishte prej një viti në pushtet.



















