Çfarë shkruanin gazetat më 23 maj 1997/ Trupa speciale në jug me pretendimin për të rivendosur strukturat lokale, gjysma refuzojnë të shkojnë

23 Maj, 09:41 | Përditesimi: 23 Maj, 09:41

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në shtypin e shkruar të datës 23 maj 1997-të pasqyrohesin zhvillimet më të fundit nga kampet politike por edhe një zhvendosje e trupave speciale në jug të vendit që kishte alarmuar Vlorën. Në Koha Jonë shkruhej: “ Trupa speciale drejt jugut” dhe pretendimi i pushtetit ishte se kishin shkuar për të rivendosur strukturat lokale atje ku mungonin ndërsa gjysma e ushtarëve refuzonin të shkonin. Në RD shkruhej : “ PS kokëulur në zgjedhje” ndërsa në ZP titulli kryesor ishte : “ Të gjithë bashkë për të shpëtuar Shqipërinë” .

A.M/Shqiptarja.com