Çfarë shkruanin gazetat më 23 mars 1996/ Shkrihen akujt mes Tiranës e Athinës, vizita e Presidentit Stefanopulos hap kapitull të ri në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi ndërsa opozita socialiste i ankohet për ligjin elektoral

23 Mars, 08:09 | Përditesimi: 23 Mars, 12:53

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Një vizitë e Presidentit grek Konstantinos Stefanopulos në Tiranë në mars të vitit 1996-të pasqyrohej gjerësisht në shtypin e shkruar të kohës. Pas një periudhe jo të mirë në vitet 1994-1995 në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi kjo vizitë cilësohej si shkrirje akujsh mes Tiranës dhe Athinës dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Gazeta Shqiptare më 23 mars 1996-të shkruante në faqen e parë për vizitën e Presidentit grek : “Stefanopulos me partitë, opozita i ankohet për ligjin elektoral”. Në gazetën Koha Jonë pasqyrohej një qëndrim i Ministrit të Jashtëm Pangallos që shoqëronte Presidentin dhe shkruhej: “Legalizimi i shqiptarëve mbetet për vjeshtë”. Ndërsa vizitën e presidentit grek e pasqyronin edhe botimet politike RD dhe ZP. Në Zërin e Popullit  botimin e Partisë Socialiste i jepej hapësirë takimit që përfaqësues të saj bënë me Presidentin grek.

I.M/Shqiptarja.com