Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e datës 23 prill 1996-të pasqyroheshin gjerësisht ndryshimet në kryesinë e Partisë Demokratike apo edhe fakti që socialistët kishin përcaktuar kandidatët dhe hapën fushatën për zgjedhjet e 26 majit. Në Koha Jonë shkruhej : “ Berisha “pret” kokat e fundit”. Ndërsa ky zhvillim në Gazetën Shqiptare vinte me këtë titull: “ Transfuzion na majën e PD-së” . Patjetër që në RD botimin e Partisë Demokratike emrat e rinj të kryesisë pasqyroheshin të plotë.



















