Çfarë shkruanin gazetat më 24 korrik 1997/ Presidenti Berisha jep dorëheqjen, Parlamenti hapet me zi për viktimat e ngjarjeve të 97-ës

24 Korrik, 09:39 | Përditesimi: 24 Korrik, 09:39

Në shtypin e shkruar të datës 24 korrik 1997-të pasqyrohej gjerësisht situata politike në vend dhe dorëheqja e Presidentit Berisha. Ky i fundit u largua si kreu i shtetit dhe do jetë deputet i PD-së e lideri i opozitës. Parlamenti i ri nisi punimet nën drejtimin e Dritëro Agollit dhe me një minutë heshtje për viktimat e muajve të fundit. Koha Jonë shkruan: “Dorëheqje! Berisha shpëton Shqipërinë”. Ndërsa në Gazetën Shqiptare shkruhej : “ Ikën Berisha , kthehet Nano”.

E.H/Shqiptarja.com