Çfarë shkruanin gazetat më 24 mars 1992/ PD arrin fitore historike në zgjedhjet e 22 marsit duke marrë 2/3 e deputetëve në Kuvend, socialistët pranojnë humbjen dhe zotohen për opozitë konstruktive.

24 Mars, 08:39 | Përditesimi: 24 Mars, 09:47

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Më 24 mars të vitit 1992 në shtypin e shkruar pasqyroheshin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dy ditë më parë më 22 mars. Ato ishin zgjedhjet e para në histori që fitoi Partia Demokratike e krijuar më pak se një vit e gjysmë më parë. Në RD(Rilindjen Demokratike) organin e PD-së shkruhej : “Madhështia e fitores” dhe “Fitoi populli, fitoi Shqipëria”. Po ashtu botoheshin reagimet e drejtuesve të PD-së pasi kjo parti morri 2/3 e deputetëve në Kuvend. Ndërsa Partia Socialiste pranon humbjen dhe zotohet për të qënë një opozitë konstruktive. Në ZP(Zërin e Popullit) organin e Partisë Socialiste shkruhej : “ Populli verdiktin e dha:PD përballë provës historike për të përmbushur premtimet që dha”

I.M/Shqiptarja.com