Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”. Kjo hapësirë vjen si një mundësi për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.
Në shtypin e shkruar të datës 24 prill 1996 pasqyroheshin gjerësisht zhvillimet nga kampet e partive poltike në prag të zgjedhjeve të 26 majit. Kopha Jonë denonconte një shkelje të rëndë të kushtetutës pasi Sali Berisha President i vendit do kandidonte edhe për deputet njëkohësisht. Në Koha Jonë shkruhej : “Berisha kandidat për deputet i PD”. Gazeta Shqiptare pasqyronte se çfarë po ndodhte me gjyqin e atyre që Komisioni i Verifikimitt ë Figurave i kishte përjashtuar nga kandidimi.


















