Çfarë shkruanin gazetat më 25 maj 1997/ Biznesmeni Sejdia propozon t’u kthejë shqiptarëve paratë e humbura në fajde në këmbim të koncensioneve

25 Maj, 09:32 | Përditesimi: 25 Maj, 13:54

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Në shtypin e shkruar të 25 majit të vitit 1997-të pasqyrohej një propozim bombë i biznesmenit me origjinë nga Kosova Hajdin Sejdia. Ky i fundit nëpërmjet avokatit bënte me dije se ishte gati t’i propozonte kryeministrit Fino se merrte përsipër të paguante paratë që shqiptarët humbën në firmat piramidale në këmbim të koncensioneve apo aksioneve në hidroenergjitikë. Gazeta Shqiptare shkruante : “ Bomba Sejdia: Do paguaj fajdet”. Në Koha Jonë pasqyrohej një intervistë në shtypin e huaj e Presidentit Berisha se do shtypte me forcë Komitetet përpara zgjedhjeve. Ndërsa në ZP përcillej mesazhi: “ Mos e prekni votën e popullit”.

A.M/Shqiptarja.com