Çfarë shkruanin gazetat më 25 mars 1992/ Socialistët duan të harrojnë humbjen e thellë të 22 marsit, zotohen se do jenë bashkëpunues në opozitë dhe kërkojnë arsyet që i çuan në dështimin përballë PD-së

25 Mars, 08:33 | Përditesimi: 25 Mars, 13:58

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Në ZP(Zërin e Popullit) të datës 25 mars të vitit 1992 pasqyroheshin qëndrimet e PS pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 22 marsit. Socialistët e pranuan atë humbje të thellë në dëm të PD-së që mori 2/3 e deputetëve. Në numrin e së 25 marsit botoheshin reflektime post zgjedhjeve dhe PS premtonte të ishte një opozitë bashkëpunuese në të mirë të zhvillimit të vendit. Po ashtu PS kërkonte të nxirrte edhe arsyet e dështimit në zgjedhje.

I.M/Shqiptarja.com