Çfarë shkruanin gazetat më 25 prill 1993/ Papa Gjon Pali II vizitë historike në Shqipëri,mesazh për një të ardhme të qetë dhe paqësore

25 Prill, 10:11 | Përditesimi: 25 Prill, 10:55

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në shtypin e shkruar të datës 25 prill 1993 pasqyrohej gjerësisht vizita e e parë dhe historike e Atit të Shenjtë në Shqipëri. RD botim i Partisë Demokratike në pushtet gjithë faqen e parë ia dedikon vizitës së Papa Gjon Palit të II në Shqipëri dhe shkruan : “ Mirë se erdhe Shenjtëri”. Edhe në Gazetën Shqiptare i kushtohej vëmendje vizitës së Papës në vendin tonë përveç zhvillimeve të tjera dhe shkruhej : “ Papa nuk udhëtoi me helikopter”.

A.M/Shqiptarja.com