Çfarë shkruanin gazetat më 26 maj 1996/ Dita e zgjedhjeve, opozita socialiste në alarm për manipulime e paralajmëron: Konflikti i mundshëm

26 Maj, 09:37 | Përditesimi: 26 Maj, 09:47

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

 

Në shtypin e shkruar të datës 26 maj 1996-të fokusi ishte tek zgjedhjet parlamentare që mbaheshin  atë ditë. Gazeta Shqiptare shkruan: “Sot vota për nesër” ku pasqyroheshin edhe shqetësimet e partite politike për manipulime por kishte detaje edhe për përballjet më të mëdha me emra konkretë. Ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky: “ Sot dita e shqiptarëve, Mbroni votat tuaja”. Në këtë të përditshme merrte zë edhe paralajmërimi i opozitës socialiste për shpërhtimin e një konflikti të mundshëm.

A.M/Shqiptarja.com