Çfarë shkruanin gazetat më 26 mars 1996/ PS në opozitë shpalos objektivat elektoralë dhe miraton listën e kandidatëve për në zgjedhjet kaotike të 26 majit, PD ironizon Kongresin socialist

26 Mars, 08:16 | Përditesimi: 26 Mars, 23:18

Report Tv në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu sjell çdo ditë rubrikën “ Na ishte njëherë”.  Kjo hapësirë vjen si një mundësi  për të rikthyer nëpërmjet gazetave të ditës , pra shtypit të shkruar ngjarje dhe zhvillime të viteve apo dekadave më pare dhe shërben si një memorie kolektive për këdo.

Në mars të vitit 1996-të partitë politike kishin nisur intensivisht përgatitjet për zgjedhjet parlamentare që do të mbaheshin më 26 maj. Në shtypin e shkruar të datës 26 mars 1996-të pasqyrohej Kongresi i Dytë i PSSH ku u shpalosën objektivat elektoralë dhe u miratua lista me 351 kandidaturat për deputetë. Në Gazetën Shqiptare shkruhej : “Socialistët: Ja njerëzit tanë për zgjedhjet” dhe po ashtu zbulohej se Nano edhe pse ishte i burgosur ndoshta mund të ishte në krye të fushatës së PS si lider i saj. Po për Kongresin socialist Koha Jonë shkruante se : “Nuk dihen emrat e kandidatëve”. ZP botimi i Partisë Socialiste pasqyronte gjeresisht punimet e Kongresit me thirrjen : “Bashkohuni me ne” ndërsa në RD botimin e partisë Demokratike bëhej ironi që me kryeartikullin në të cilin shkruhej : “Kongresi i mohimit të plotë të demokracisë shqiptare”.

I.M/Shqiptarja.com